I nxehti ekstrem në SHBA u merr jetën 13 personave

Të paktën 13 persona kanë vdekur nga vala ekstreme e të nxehtit që ka torturuar jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dy javët e fundit, thanë zyrtarët amerikanë të premten.

Numri më i madh i vdekjeve, gjegjësisht 11 persona, u regjistrua në Teksas, pranë kufirit me Meksikën.

Të lidhura

None found

“Që nga e mërkura, ka pasur 11 vdekje gjithsej”, thanë zyrtarët lokalë në një deklaratë për AFP-në.

Një 14-vjeçar vdiq javën e kaluar kur po ecte në një park në Teksas, ku temperaturat arritën 48 gradë celsius.

Në mënyrë tragjike, njerku i viktimës ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik, teksa po nxitonte për ta shpëtuar djalin.

Ndërkohë një grua 62-vjeçare vdiq në shtetin fqinj të Luizianës javën e kaluar, pasi një stuhi la mijëra familje pa energji dhe rrjedhimisht pa ajër të kondicionuar, sipas zyrtarëve lokalë.

Ditët e fundit, temperaturat në disa qytete jugore të SHBA-së kanë qenë shumë të larta dhe autoritetet lokale në Teksas kanë ngritur disa qendra ftohjeje./REL


Shtuar më 30.06.2023 22:33

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş