I dolën mesazhe flirtuese me vajza të tjera, Adam Levine fotografohet i buzëqeshur me gruan e tij

Këngëtari Adam Levine dhe bashkëshortja e tij Behati Prinsloo janë fotografuar të buzëqeshur.

Fotot tregojnë këngëtarin e Maroon 5 të veshur me një bluzë të kuqe dhe pantallona të shkurtra menjëherë pasi ai mohoi të kishte tradhëtuar bashkëshorten, por pranoi se ‘kapërceu kufirin’ dhe ishte sjellë në mënyrë të papërshtatshme me modelet e Instagramit, veçanërisht, Sumner Stroh.

Bashkëshortja e tij, Behati Prinsloo, e cila u shfaq e buzëqeshur me një bluzë të bardhë me flokë të lidhur. Ata të dy ishin nisur për të marrë fëmijët nga shkolla në Montecito.

Ai ka mohuar të gjitha pretendimet e ngritura përmes një postimi të bërë në ‘Instagram’:

‘Unë përdora gjykim të dobët duke folur me dikë tjetër përveç gruas sime në çdo lloj mënyre flirtuese.Unë nuk kam pasur një lidhje, megjithatë, kam kaluar kufirin gjatë një periudhe të penduar të jetës sime. Në disa raste u bë e papërshtatshme. Unë e kam adresuar këtë dhe kam ndërmarrë hapa proaktivë për ta korrigjuar këtë me familjen time.Gruaja ime dhe familja ime janë gjithçka që më intereson në këtë botë. Të isha kaq naiv dhe aq budalla sa të rrezikoja të vetmen gjë që ka vërtet rëndësi për mua ishte gabimi më i madh që mund të bëja ndonjëherë. Nuk do ta bëj më kurrë. Unë marr përgjegjësinë e plotë. Ne do ta kalojmë atë dhe do ta kalojmë së bashku’.

Në rrjetet sociale, në ‘Tik Tok’, dolën deklaratat nga modelet se Levine u kishte dërguar mesazhe flirtuese. Madje, modelja Sumner Stroh pretendoi se kishte krijuar lidhje me këngëtarin, duke mos ditur se ai ishte i martuar.


Shtuar 21.09.2022 11:47