Francesco Schiavone, i njohur si Sandokan dhe kreu i klanit Casalesi, pjesë e mafies italiane, po bashkëpunon me magjistratët e Napolit pas 26 vitesh.
Sandokan, i cili ndodhet në burg, u arrestua në vitin 1998 dhe u dënua me burgim të përjetshëm për disa krime. Në vitin 2018 ishte djali i tij Nikolla, i pari në familje që u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë. Pas tij në vitin 2021 edhe djali i dytë Walter. Djemtë e tjerë Emanuele Libero, i cili do të lirohet nga qelia gushtin e ardhshëm dhe Carmine mbeten në burg, ndërsa gruaja e Sandokan, Giuseppina Nappa, është e lirë.
Vendimi i Francesco Schiavone, një pacient me kancer dhe kujdestar i sekreteve të rëndësishme, mund të jetë gjithashtu një mesazh i synuar për botën e jashtme, veçanërisht për të mos u përpjekur të riorganizojë klanin, shkruaja në mediat italiane. Sipas hetuesve, zgjedhja e shefit, të ndaluar në L’Aquila, mund të jetë një mënyrë për të vendosur një gur varri mbi aspiratat e pasardhësve të tjerë të mundshëm.