Hungaria bllokon planin e BE-së për garanci sigurie dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën

Hungaria ka bllokuar draft dokumentin e BE-së që parashikonte garanci sigurie për Ukrainën dhe një paketë të re ndihme ushtarake.

Në një takim të ambasadorëve të BE-së të premten, Hungaria bllokoi draft tekstin në lidhje me Ukrainën, i cili përfshinte formulimin mbi garancitë e sigurisë që Bashkimi Evropian mund t’i japë Kievit, si dhe një paketë të re ndihme ushtarake.

Bëhet e ditur se ky vendim u bë pjesë e një ndarjeje më të gjerë midis vendeve të BE-së në lidhje me qasjen e tyre për të mbështetur Ukrainën në mes të luftës, shkruan Politico, përcjell Telegrafi.

Kryeministri sllovak Robert Fico, nga ana e tij, deklaroi se vendi i tij do të refuzonte ndihmën e mëtejshme financiare ose ushtarake për Ukrainën.

Fico hodhi poshtë gjithashtu të ashtuquajturën “paqe përmes forcës” të Perëndimit, e cila, sipas tij, është një politikë joreale.

Raportohet se kryeministri hungarez Viktor Orban, së fundmi i dërgoi një letër presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa, në të cilën ai bëri thirrje për negociata të drejtpërdrejta midis BE-së dhe Rusisë për të arritur një armëpushim në Ukrainë.

Orban propozoi edhe bllokimin e miratimit të konkluzioneve të Këshillit Evropian për Ukrainën.

Përveç kësaj, Sllovakia do të vendosë masa të rrepta kundër Ukrainës nëse çështja e transitit të gazit përmes vendit nuk zgjidhet


Shtuar 3.03.2025 15:56