Hiqej si turist për të trafikuar drogë, shqiptari arrestohet dhe dëbohet nga Italia

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane.

I riu hiqej si turist dhe jetonte nëpër hotele.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi në zonën e Borgo (L’Aquila).

Kanë qenë qytetarët, ata që kanë denoncuar shqiptarin.

Efektivët e qytetit vunë re lëvizjet e dyshimta e të riut, teksa e arrestuan duke kaluar disa gardhe.

Policia i ka gjetur mbi 2 mijë euro cash, dy celularë si dhe disa copëza celofoni.

Gjithashtu, brenda një pakete cigaresh, u gjetën mbi 10 gramë kokainë, të ndarë në 18 doza.

Më tej, në dhomën e hotelit ku banonte shqiptari, u gjet një tjetër telefon, i cili u mundësoi oficerëve të gjurmonin një bashkëpunëtorët e të arrestuarit.

Komisariati i Policisë bëri me dije se shqiptari hynte në Itali si turist, duke kryer krime në të gjithë territorin.

Në këtë mënyrë i është kërkuar prefekturës një urdhër dëbimi drejt Shqipërisë.


Shtuar 16.09.2024 18:11