Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë në rrjetet sociale, memorandume të deklasifikuara së fundmi tregojnë se FBI nisi një hetim penal ndaj Donald Trump në maj të vitit 2017, edhe pse provat që kishte në dispozicion Byroja në atë periudhë, sipas këtij publikimi, nuk mbështesnin pretendimet për bashkëpunim me Rusinë.
Në postimin e publikuar në Instagram dhe në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë thuhet se hetimi u bazua në dyshimin se Trump e kishte larguar nga detyra ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, sepse e konsideronte atë një “aset rus”.
Të lidhura
None found
Publikimit i është bashkëngjitur edhe një deklaratë e gazetarit John Solomon: “FBI hapi një hetim penal që synonte në mënyrë specifike Donald Trump në maj 2017, edhe pse provat e vetë Byrosë tregonin në mënyrë dërrmuese se në atë kohë nuk kishte asnjë bashkëpunim me Kremlinin.”
Dokumentet u bënë publike pas deklasifikimit të disa memorandumeve që lidhen me hetimet e zhvilluara gjatë viteve të para të presidencës së Trump. Shtëpia e Bardhë i paraqet ato si dëshmi se hetimi ndaj presidentit të atëhershëm ishte hapur pa baza të mjaftueshme.
