Izraeli u përball me një lumë raketash të lëshuara nga grupi militant i Libanit Hezbollah këtë të diel.
Një pjesë e sulmeve u kapën falë sistemit të mbrojtjes ajrore të tjerë shënjestruan disa zona të ndryshme në qendër dhe veri të vendit.
Si pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona ndërsa raportohet edhe për dëme materiale, përfshirë edhe një objekt banimi.
Ushtria izraelite iu përgjigj Hezbollah me goditje nga ajri në disa vendodhje në periferinë jugore të Bejrutit.
Në 24 orët e fundit në Liban u vranë dhe plagosën dhjetëra persona sipas autoriteteve vendase.
Sulmet dhe kundërsulmet mes Izraelit dhe Hezbollah vijnë në një kohë që ushtria ka lëshuar urdhra evakuimi oër qytetin e Gazës duke shkaktuar një valë të re zhvendosjesh të banorëve civilë.
Urdhrat e reja sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite erdhën pas disa sulmeve me raketa të nisura në drejtim të izraelit nga e njëjta lagje.
Përgjegjësia e breshërisë me raketa të shtunën u mor nga krahu i armatosur i Hamasit, i cili tha se kishte shënjestruar një bazë të ushtrisë izraelite afër kufirit.
Në Gazën veriore, ku forcat izraelite kanë operuar kundër rigrupimit të militantëve të Hamasit që nga fillimi i muajit të kaluar, zyrtarët shëndetësorë thanë se një dron izraelit hodhi bomba në spitalin Kamal Adwan, duke plagosur edhe drejtorin e ti.
Forcat izraelite thonë se militantët e armatosur përdorin ndërtesa civile duke përfshirë blloqe banimi, spitale dhe shkolla për mbulim operacional.
Në javët e fundit, Izraeli tha se kishte lehtësuar shpërndarjen e furnizimeve mjekësore dhe karburantit dhe transferimin e pacientëve nga spitalet e Gazës veriore në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë.