Greqi/ Nipi mbante trupin e pajetë të tezes në valixhe për t’i marrë pensionin, pamje nga banesa (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë mëngjesin e sotëm. Një 69-vjeçare është e gjetur e vdekur dhe e “paketuar” në një valixhe të madhe në bodrumin e shtëpisë së saj.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Janinë. Gjithçka nisi pas arrestimit të nipit të saj 55-vjeçar i cili jetonte në një shtëpi me tezen.

Atij iu gjetën 34 pilula droge. Gjatë kontrollit të banesës, në bodrum u gjet dhe valixhja ku ishte vendosur dhe trupi i 69-vjeçares.

Sipas mediave greke, 69-vjeçarja kishte ndërruar jetë që në muajin maj, por nga hetimet paraprake, nuk dihet ende nëse ajo është vrarë nga nipi apo ka vdekur nga shkaqe natyrale.

Më tej, autoritetet hedhin dyshime se 56-vjeçari e kishte mbajtur të fshehtë pasi ai vazhdonte të merrte pensionin e saj.

Ai e kishte mbështjellë tezen me ngjitëse që përdoret për pllaka në mënyrë që të eliminonte erën e keqe që lëshon trupi pas vdekjes për shkak të dekompozimit.

Së fundmi, Nën Drejtoria e Sigurisë në Janinë, e cila kreu hetimin paraprak, ka urdhëruar një ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa personi i arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë Publike të Janinës.


Shtuar 31.07.2021 21:52