Golem, kapet i armatosur në makinë 47-vjeçari që dyshohet se po shkonte të hakmerrej për dhunimin e nipit

Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në zonën e Malit të Robit, në Golem, pasi ndaloi 47-vjeçarin Melison Nela, i cili dyshohet se po udhëtonte drejt një hoteli për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin e tij.

Të lidhura

None found

Ngjarja u zbulua pas një konflikti të ndodhur në një hotel të zonës. Gjatë përplasjes, 18-vjeçari Genti Nela, i punësuar si kamerier, është dhunuar për shkak të një debati lidhur me pagesën për punën e kryer. Aktualisht, i riu ndodhet në Spitalin e Kavajës, ku po merr kujdes mjekësor.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe të Stacionit të Policisë Golem shkuan menjëherë në hotel, duke ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë hetimeve fillestare, policia siguroi informacion në rrugë operative se xhaxhai i 18-vjeçarit, Melison Nela, 47 vjeç, banues në Kavajë, ishte nisur drejt hotelit i armatosur dhe me synimin për të vrarë personat që kishin sulmuar nipin e tij.

Automjeti i drejtuar nga 47-vjeçari u ndalua pranë hotelit. Kontrolli i mjetit çoi në zbulimin, brenda një çante shpine, të një arme zjarri automatike kallashnikov, 3 karikatorëve dhe 84 fishekëve luftarakë.

Veprimet hetimore treguan gjithashtu se pas konfliktit vendi ku kishte ndodhur ngjarja ishte pastruar. Po ashtu, ishte hequr DVR-ja e kamerave të sigurisë dhe ishin prerë kabllot e tyre.

Për dhunimin e 18-vjeçarit u arrestuan në flagrancë Florian Habilaj, 28 vjeç, dhe Enold Dragoti, 20 vjeç. Arbër Habilaj, 36 vjeç, u shpall në kërkim, ndërsa 36-vjeçari Melison Nela po procedohet në gjendje të lirë.

Gjithashtu, në flagrancë u arrestua edhe 47-vjeçari Melison Nela, xhaxhai i Genti Nelës, pasi u kap në automjet me kallashnikovin, 3 karikatorët dhe 84 fishekët.

Sipas policisë, personat e përfshirë në dhunimin e të riut janë djali i pronarit të hotelit dhe një shok i tij, ndërsa djali tjetër i pronarit është shpallur në kërkim. Dhëndëri i pronarit po ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Ata dyshohet se kanë dhunuar 18-vjeçarin, i cili punonte si kamerier në lokalin e hotelit dhe është nipi i 47-vjeçarit.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi F. H., në bashkëpunim me shtetasit A. F., E. D. dhe M. M., kishte dhunuar shtetasin G. N., 18 vjeç, për shkak të mosdhënies së pagesës për punën e kryer.

Policia vijon hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe aspektin ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Shtuar 29.08.2026 13:40

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahispusulabetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetpusulabetholiganbetholiganbetmarsbahisPusulabetPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelercasibom girişjojobetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet giriş