Goditi bashkëatdhetarin me makinë e më pas e dhunoi me shkop, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mes dy shqiptarëve në Kos të Greqisë. Njëri prej tyre është arrestuar pasi 30-vjeçari e denoncoi në polici për dhunë.

Sipas denoncimit një 50-vjeçar shqiptar ka përplasur me makinë 30-vjeçarin duke bërë që ky i fundit të dilte nga rruga e të përfundonte në një fushë në pyllin aty pranë. Më tej 30-vjeçari pretendon se bashkëatdhetari e ka goditur me shkop dhe grushta në kokë dhe trup, e më pas është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e denoncimit u bë e mundur arrestimi i autorit 50-vjeçar. Ndaj tij dhe ngjarjes po kryhen hetimet paraprake.


Shtuar 31.07.2024 18:01