Ministria Federale e Punëve të Jashtme ka ashpërsuar sot direktivën e saj të udhëtimit për Rusinë dhe tani kategorikisht ndalon gjermanët të udhëtojnë në këtë vend.
Ndryshimi, me shtimin e termit “kategorik”, u bë i domosdoshëm, sipas ministrisë, për shkak të përkeqësimit të vazhdueshëm të situatës, përfshirë rrezikun e arrestimeve arbitrare, i cili konsiderohet të rritet për shtetasit gjermanë me shtetësi të dyfishtë, gjermane dhe ruse.
Më tej, direktiva thekson se në demonstrata dhe tubime publike në të gjithë vendin, dhuna përdoret shpesh nga forcat e sigurisë.
Rusia ka arrestuar qindra qytetarë gjatë tubimeve të cilat përfshinë vendin pas vdekjes së opozitarit rus, Alexy Navalny. Ky i fundit ndërroi jetë në qeli, teksa shumë vende të botës, mes tyre edhe Gjermania, e kanë konsideruar vdekjen e kundërshtarit të Putin, si një vrasje politike.