Gjendet në koshin e spitalit laptopi, që përmban të dhënat e takimeve për vaksinim

Një laptop që përmbante, ndër të tjera, takime për vaksinat kundër koronavirusit, është vjeshur nga spitali “Elena Venizelou” në Greqi.

Në mëngjes, mjeku përgjegjës i qendrës së vaksinimit zbuloi se laptopi i qendrës së vaksinimit mungonte në zyrën e tij në klinikën e patologjisë.

Ai njoftoi autoritetet e spitalit, u krye një kontroll dhe më në fund kompjuteri u gjet në një kosh brenda një qese me sëmundje infektive në klinikën e patologjisë.

Ndërsa menjëherë u njotua policia, por nuk dihet ende se si përfundoi laptop-i aty.

Shtuar 25.04.2021 06:04