Gjejnë “gurin” në oborrin e shtëpisë, ishte zafir 100 milionë dollarë

Po gërmonin për të hapur një pus në oborrin e shtëpisë në Ratnapura të Sri Lankës, kur ndeshën papritur në një gur të madh të bardhë me damarë blu.

Ai gur kishte një shkëlqim të pazakontë, ndaj pronari i shtëpisë vendosi të njoftonte për këtë zbulim ekspertët, të cilët i dhanë lajmin që e shokoi dhe gëzoi njëkohësisht: guri 510 kg, ishte në fakt zafiri më i madh i papërpunuar që është gjetur ndonjëherë në botë dhe kap një vlerë prej 100 milionë dollarësh. Ai u dërgua me roje të armatosura nga fshati ku u gjet drejt kryeqytetit.

“Nuk kam parë kurrë një gur kaq të madh të këtij lloji. Ai mund të jetë formuar ndoshta 400 milionë vjet më parë”, tha për BBC gjeologu Gamini Zoysa. Ekspertët e kanë pastruar me kujdes gurin e çmuar nga balta e papastërtitë e tjera me qëllimin të analizonin saktë cilësinë e tij dhe ta certifikonin.


Shtuar 28.07.2021 17:25