Gjashtë gra të vrara në pak ditë, vala e femicideve trondit Italinë nga Kalabria në Romë e Venecia

Një seri e re femicidesh ka tronditur Italinë, ku prej 15 gushtit gjashtë gra janë vrarë nga partnerët ose ish-partnerët e tyre.

Të lidhura

None found

Dy nga krimet më të fundit ndodhën të martën. Në një zonë fushore pranë Kozencës, në Kalabri, një 72-vjeçare u vra me gurë nga bashkëshorti i saj 74-vjeçar.

Po atë ditë, në Colleferro, në jug të Romës, një grua 50-vjeçare me origjinë polake u godit për vdekje me thikë nga burri i saj, një 69-vjeçar tunizian.

Një tjetër vrasje ishte regjistruar një ditë më herët, të hënën, pranë Venedikut. Viktima, 39 vjeçe, u vra nga ish-bashkëshorti i saj 43-vjeçar, të cilin ajo e kishte kallëzuar vazhdimisht në polici për dhunë në familje.

Të dhënat e publikuara pas kësaj ngjarjeje treguan se i njëjti person ishte denoncuar më parë për dhunë edhe nga tri gra të tjera, që prej vitit 2002.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi se femicidi është shtuar si vepër e re penale në Kodin Penal të Italisë. Fenomeni po konsiderohet një emergjencë kombëtare, në një kohë kur dhuna me pasoja vdekjeprurëse ndaj grave ka mbërritur në nivele alarmante në vend.

Sipas ANSA-s, ndërkohë, është ndërprerë një fushatë e krijuar për t’i edukuar të rinjtë mbi ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme me seksin e kundërt. Kjo ndodhi pasi qeveria vendosi që përfshirja e nxënësve në programin e zhvilluar në shkollat italiane të bëhej vetëm me miratimin e prindërve.

Shtimi i vrasjeve të grave ka rikthyer në vëmendjen e debatit publik italian masat për parandalimin e dhunës brenda familjes, si edhe reagimin e institucioneve ndaj kallëzimeve të bëra nga viktimat.


Shtuar 19.08.2026 16:58

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobetmatbetholiganbet