Inspektorati Mjedisor ka rrënuar sot pesë objekte pa leje, të ngritura në pronë publike pranë Liqenit të Radoniqit.
Njoftimin, të shoqëruar me pamje nga aksioni, e ka publikuar në Facebook ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli.
Të lidhura
None found
Ajo ka theksuar se hapësirat natyrore dhe pronat publike do të mbrohen me vendosmëri, duke bërë të ditur se ndërhyrje të ngjashme do të organizohen edhe në të ardhmen.
Në postimin e saj të plotë, Pacolli shkroi:
“Pesë ndërtime të ngritura në pronë publike pranë Liqenit të Radoniqit janë shembur!
Inspektorati Mjedisor ka rrënuar sot pesë objekte të ndërtuara pa leje në pronë publike te Liqeni i Radoniqit. Ne do t’i mbrojmë me vendosmëri pronat publike dhe hapësirat tona natyrore.
Aksione të këtij lloji do të vijojnë, me synimin që ligjshmëria të vendoset në çdo cep të Kosovës dhe të ruhen pronat ujore, burimet e ujit të pijshëm, si dhe natyra e bukur e Kosovës.
Uji përbën një pasuri që duhet ruajtur për qytetarët dhe brezat që do të vijnë.”
