Të paktën 18 persona kanë vdekur pas tërmetit të fuqishëm që goditi pjesën perëndimore të Kolumbisë, ndërsa raportime të tjera bëjnë të ditur se njerëz mund të kenë mbetur të bllokuar në ndërtesat e shembura.
Të lidhura
None found
Lëkundjet, me magnitudë 7.4 ballë, shkaktuan dëme të konsiderueshme në disa zona të vendit dhe bllokuan persona nën rrënoja.
Në qytetin e Calit janë shembur të paktën 20 ndërtesa. Kryebashkiaku Alejandro Eder konfirmoi se brenda tyre mund të ndodhen ende persona të bllokuar, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), epiqendra u regjistrua pranë San José del Palmar, në rajonin Chocó. Tërmeti u ndje në një hapësirë të gjerë, duke përfshirë edhe qytetet Cali dhe Medellín.
Persona të lënduar dhe dëmtime të rënda në ndërtesa janë raportuar edhe në Quibdó dhe Pereira.

Pas goditjes sizmike, ekipet e emergjencës kanë vënë në lëvizje operacionet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e personave që mund të jenë nën rrënoja.

Mes objekteve të dëmtuara është edhe Katedralja e Manizales.
