Zhurma shpërthimesh u regjistruan në disa zona të Kuvajtit, pasi sistemet e mbrojtjes ajrore hynë në veprim për të asgjësuar një sulm me mjete ajrore pa pilot. Ushtria konfirmoi se bëhet fjalë për një përgjigje ndaj një kërcënimi të drejtpërdrejtë.
Të lidhura
None found
Në një njoftim zyrtar, autoritetet ushtarake theksuan se shpërthimet e dëgjuara ishin pasojë e ndërhyrjes së mbrojtjes ajrore për të neutralizuar objektivat fluturues.
Paralelisht, Ministria e Brendshme e Bahreinit raportoi se sirenat e paralajmërimit ishin ndezur në territorin e saj, duke treguar një gjendje të shtuar vigjilence.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme në infrastrukturë, teksa forcat e sigurisë vazhdojnë mbikëqyrjen e situatës.
