Fitorja milionëshe për pak përfundon në plehra, pastruesit nisin një aksion masiv kërkimi në Itali: Kuponi u zbulua pas kontrollit të 6 milionë tonëve mbeturina

Një banor i Bitontos në Pulia të Italisë ishte vetëm një hap larg humbjes së 1 milion eurove, pasi kishte hedhur pa dashje në kosh kuponin fitues të një loje fati.

Të lidhura

None found

Gjatë 48 orëve në vijim, ekipi i kompanisë së pastrimit Sanb u angazhua në një mision të vështirë, duke skanuar rreth 6 milionë tonë mbeturina për të gjetur biletën e humbur.

Vetë fituesi tregoi se kuponi “u gjet mes tonesh me mbeturina”, falë ndihmës së menjëhershme që i dhanë punonjësit.

Menjëherë pasi e kuptoi gabimin e tij, ai u vuri në dijeni autoritetet dhe kompaninë e pastrimit. Ata arritën të gjurmojnë kamionin kompaktor që kishte kryer grumbullimin në atë zonë dhe organizuan një operacion special shpëtimi.

Pas disa orësh kërkimi të përpiktë në male me plehra, punonjësit më në fund vunë dorë mbi kuponin e çmuar, duke i hapur rrugën lojtarit për të arkëtuar shumën prej 1 milion euro.

Ngjarja ka marrë vëmendje të gjerë në të gjithë Italinë për shkak të përfundimit të saj të rrallë, teksa reagimi i shpejtë i ekipit të pastrimit doli të ishte çelësi për rikthimin e biletës fatlume.


Shtuar 5.08.2026 09:23

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş