Finlanda pezullon edhe për një javë AstraZeneca

Finlanda ka pezulluar përdorimin  AstraZeneca për të paktën një javë, tha një zëdhënës i Institutit Finlandez për Shëndetësi dhe Mirëqenie për CNN, pavarësisht pohimeve nga rregullatori i ilaçeve të Bashkimit Europian se vaksina është e sigurt.

Sipas zëdhënësit, administrimi i vaksinës – i zhvilluar nga AstraZeneca në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit do të pezullohet deri në përfundimin e hetimeve të mëtejshme për efektet anësore të mundshme të vaksinës.

Vendimi vjen vetëm një ditë pasi Agjencia Europiane e Barnave [EMA] njoftoi vendimin e saj se vaksina ishte e sigurt dhe efektive. Pas një serie pezullimesh të përkohshme në të gjithë Europën, disa vende kanë njoftuar planet për të rifilluar vaksinimin me AstraZeneca duke përfshirë Francën, Spanjën, Italinë dhe Gjermaninë.

Shtuar 20.03.2021 09:03