I dënuar për prostitucion dhe përdhunim, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

Një 43 vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, për shfrytëzim prostitucioni dhe përdhunim është arrestuar nga Policia.

Sipas uniformave blu i arrestuari është shtetasi me iniciale shtetasit G.(D).Gj., 43 vjeç, banues në Durrës.

43 vjeçari ishte dënuar nga drejtësia italiane me 5 vjet burg për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Përdhunimi”, të parashikuar sipas Kodit Penal Italian.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, me qëllim ekstradimi drejt këtij shteti.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit G.(D).Gj., 43 vjeç, banues në Durrës.

Këtë shtetas Gjykata e Padova, Itali, me vendimin e datës 13.09.2003, e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Përdhunimi”, të parashikuar sipas Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.


Shtuar 20.03.2021 09:06

Tags: