Festoi 23 vjetorin, kjo është e dashura kamariere e Balotellit (VIDEO)

Mario Balotelli ka gjetur dashurinë e re dhe, ndoshta, edhe qetësinë. Sulmuesi i Adana Demirspor më në fund ka dalë hapur dhe ka zyrtarizuar lidhjen e tij me partneren e radhës.

Si konfirmim, një seri postimesh në rrjetet sociale. Quhet Francesca Monti, ajo sapo ka mbushur 23 vjeçe dhe është krejtësisht e panjohur në botën e argëtimit, me origjinë nga Fermo, në rajonin Marche.

Duket se ajo punon si kameriere në plazhin e Tucano, në bregdetin Adriatik. Të dy mund të jenë takuar pikërisht në ato anë, pasi edhe qershorin e kaluar Supermario ishte në zonën e Civitanova.

“Përshëndetje dashuria ime”, – shkroi futbollisti kontravers në Instagram, duke ndarë disa momente “rebele” të festës së ditëlindjes së Francesca dhe duke i deklaruar asaj gjithë dashurinë e tij.

Midis sushi dhe shampanjës, festa u zhvillua në një tarracë të bukur panoramike. Supermario nuk kurseu asnjë shpenzim, duke i dhënë të dashurës së tij të re një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, të cilat ajo i përjetësoi menjëherë në rrjetet sociale. /albeu.com/


Shtuar 16.10.2021 14:12