Europol: 821 banda kriminale, kërcënojnë BE! Janë profesionale dhe kanë më shumë se 25 000 anëtarë

BRUKSEL – 821 rrjete kriminale kërcënojnë të minojnë sigurinë e Bashkimit Evropian, njoftoi agjencia policore e bllokut Europol.

Bandat profesionale, shumë prej të cilave veprojnë ndërkombëtarisht, kanë më shumë se 25 000 anëtarë, sipas një raporti mbi krimin e organizuar të paraqitur në Hagë.

“Krimi i rëndë dhe i organizuar është i përhapur dhe vazhdon të përbëjë një kërcënim të madh për sigurinë e brendshme të Bashkimit Evropian’’, theksoi Europol pas studimit të të dhënave nga 27 anëtarët e BE-së dhe 17 vende partnere të Europolit.

Raporti fokusohet në rrjetet më të rrezikshme dhe mënyrën se si ato funksionojnë, duke i përshkruar ato si ‘’shumë profesionale, fleksibël, kontrolluese dhe shkatërruese’’.

Europol emëroi familjet e fuqishme Ndrangheta në Itali si shembuj kryesorë, me fitime nga trafiku i drogës dhe armëve që investohen në të gjithë Evropën në prona, supermarkete dhe hotele.


Shtuar 5.04.2024 15:34

Tags: ,