EMRI/ Vritet me armë zjarri bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate në Itali

Angelo Onorato, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato, është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të shtune në Palermo të Italisë.

Sipas mediave vendase ai është gjetur i vdekur brenda makinës së tij në zonën e Via Ugo La Malfa, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, nga persona ende të paidentifikuar.

Onorato ishte me profesion arkitekt dhe ishte pronar i një dyqani mobiliesh. Nuk dihet ende nëse krimi ka ndodhur për motive që lidhen me profesionin e tij, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 25.05.2024 16:50