Angelo Onorato, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato, është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të shtune në Palermo të Italisë.
Sipas mediave vendase ai është gjetur i vdekur brenda makinës së tij në zonën e Via Ugo La Malfa, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, nga persona ende të paidentifikuar.
Onorato ishte me profesion arkitekt dhe ishte pronar i një dyqani mobiliesh. Nuk dihet ende nëse krimi ka ndodhur për motive që lidhen me profesionin e tij, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.