Thomas Matthew Crooks , 20-vjeçari që dyshohet se qëlloi ndaj ish-presidentit Donald Trump gjatë një mitingu të shtunën mbrëma në Pensilvani, ishte viktimë e bullizimit gjatë kohës së studimeve, sipas asaj që tregoi një ish-studenti.
Jason Kohler, një ish-nxënës në shkollën e mesme Bethel Park, i tha CNN se ai nuk ishte në të njëjtën klasë me Crooks, por e shihte atë dhe tha se nuk kishte “shprehje fytyre”.
Të lidhura
None found
Crooks, tha Kohler, ishte ngacmuar sepse nuk përshtatej me të tjerët në shkollë.
“Kisha dëgjuar se ai ishte një djalë i zgjuar”, rikujtoi Kohler, ndërsa shtoi se incidenti ishte i pabesueshëm.
