Çdo ditë, rreth 2 000 fëmijë nën moshën pesë vjeç vdesin nga ndotja e ajrit – për shkak të kushteve të këqija sanitare dhe mungesës së ujit të pastër, duke u bërë faktori i dytë më i madh i rrezikut shëndetësor për të rinjtë në mbarë botën, sipas “The Guardian”.
“Më shumë se 8 milionë vdekje, të fëmijëve dhe të rriturve, u shkaktuan nga ndotja e ajrit në vitin 2021”, sipas një studimi të Institutit të Efekteve Shëndetësore (HEI), pasi ndotja e jashtme dhe e brendshme vazhdojnë të kenë një ndikim në rritje në shëndetin e njerëzve.
Ajri i ndotur është vrasësi i dytë më i madh në nivel global, duke tejkaluar përdorimin e duhanit dhe i dyti pas presionit të lartë të gjakut – si një faktor rreziku për vdekjet në popullatën e përgjithshme.
Tek fëmijët nën moshën pesë vjeç, ndotja e ajrit është e dyta pas kequshqyerjes – si një faktor rreziku në vdekshmëri.
Raporti “Gjendja e Ajrit Global 2024”, i publikuar në qershor dhe i hartuar këtë vit në partneritet me “Unicef”, tregon gjithashtu se fëmijët në vendet e varfra po vuajnë disa nga ndikimet më të këqija, ku shkalla e vdekjeve lidhet me ndotjen e ajrit tek fëmijët nën pesë vjeç, 100 herë më e lartë në pjesën më të madhe të Afrikës sesa në vendet me të ardhura të larta.