Dyshime për helmim fatal në një familje në SHBA, gjyshja akuzohet se vrau vajzën dhe katër nipërit para vetëvrasjes

Një episod i rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje janë gjetur pa jetë në një banesë.

Sipas autoriteteve amerikane, dyshohet se Amy Steedman, 64 vjeç, ka vrarë fillimisht vajzën e saj 44-vjeçare, Sarah Myers, si edhe katër nipërit e mbesat, përpara se më pas t’i jepte fund jetës së saj.

Të lidhura

None found

Në banesë, policia ka gjetur një shënim të shkruar me dorë, i cili sipas hetuesve tregon për përfshirjen e 64-vjeçares në vdekjen e vajzës dhe të katër fëmijëve: Harper, 13 vjeç, Hudson, 11 vjeç, si dhe binjakët 10-vjeçarë Gavin dhe Gracelyn.

Hetimet e para tregojnë se tre prej fëmijëve janë helmuar, ndërsa një tjetër kishte edhe plagë të shkaktuara me thikë. Brenda shtëpisë janë gjetur shumë medikamente me dhe pa recetë, si edhe prova që, sipas autoriteteve, sugjerojnë një helmim të qëllimshëm. Burime policore thanë se hetuesit kanë zbuluar edhe shiringa, duke ngritur dyshimet se fëmijëve mund t’u jetë injektuar lëndë helmuese.

Viktimat u zbuluan të martën në mbrëmje, pasi një fqinj njoftoi policinë se prej disa ditësh nuk e kishte parë 64-vjeçaren. Kur oficerët hynë në banesë, ata gjetën gjashtë trupat e pajetë, të cilët ndodheshin në një fazë të avancuar dekompozimi.

Sipas linjës hetimore, shkaku i dyshuar i kësaj tragjedie lidhet me një vendim gjykate, i cili ia kalonte kujdestarinë e katër fëmijëve babait të tyre, Brandy Harmon. Ky vendim pritej të hynte në fuqi vetëm disa ditë më vonë dhe autoritetet besojnë se kjo mund të ketë ndikuar që 64-vjeçarja të kryente aktin ekstrem.

Babai i fëmijëve, që jeton në Utah dhe nuk i kishte parë ata që nga viti 2019, deklaroi se po bëhej gati t’i priste në shtëpi kur mori telefonatën tragjike nga policia.

“Kalova nga gëzimi se do t’i shihja fëmijët e mi, te fakti se nuk do t’i shoh më kurrë”, tha ai, teksa fajësoi ish-vjehrrën për ngjarjen dhe pretendoi se ish-bashkëshortja e kishte penguar prej vitesh të mbante kontakte të rregullta me fëmijët.

Policia ka njoftuar se deri tani nuk ka asnjë provë që të tregojë për përfshirjen e ndonjë personi tjetër në këtë ngjarje, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave janë ende në vijim.


Shtuar 26.06.2026 07:05

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingholiganbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabettimebetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet