Një sulm me thikë në zonën e Akropolit në Athinë la të plagosur dy turistë amerikanë mëngjesin e së martës.
Të lidhura
None found
Sipas raportimit të korrespondentit të Top Channel, Artur Bibe, ekzistojnë dyshime se autori vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Agresori u ndalua nga forcat e rendit të stacionuara në këtë zonë. Njëri nga turistët pësoi plagë të rënda, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetri u lëndua lehtë në dorë. Të dy po marrin trajtim në spital.
Ngjarja është incidenti i parë i këtij lloji i regjistruar ndër vite në zonën më të frekuentuar të Greqisë. Akropoli vizitohet çdo ditë nga 15-20 000 turistë, ndërsa hapësira përreth monumentit përbën një atraksion turistik botëror.
