“Duket sikur ka veshur batanije”, fansat kritikojnë fustanin e Margot Robbie në paraqitjen e saj tek SAG Awards

Margot Robbie, aktorja e njohur e ‘Barbie’ mori pjesë në ndarjen e çmimeve të ‘Screen Actors Guild’ teksa tërboi fansat me një fustan mahnitës të frymëzuar nga roli i saj.

Aktorja australiane mbërriti në ‘Shrine Auditorium’ në Los Anxhelos e veshur me një fustan të zi ‘Schiaparelli’ me pëlhurë rozë që mbështillej rreth shpatullave dhe belit të saj dhe shtrihej deri në tokë megjithatë shumë nga fansat e saj komentuan në rrjetet sociale për të kritikuar dizajnin unik pasi sipas tyre fustani nuk i përshtatej Margot.

“Pse vazhdojnë t’ja bëjnë këtë asaj?” pyeti një fans, ndërsa një person i dytë shtoi: Ajo nuk duket rehat.

“Nuk mund ta besoj se po e them këtë, por kjo është ndoshta pamja më e keqe që kam parë ndonjëherë tek Margot” shkroi një tjetër. Ndërkohë shumë prej tyre ishin të mendimit se Margot dukej sikur kishte mbështjellë një batanije rreth fustanit.

“Duket sikur ka veshur batanije”, fansat kritikojnë fustanin e

Margot u nominua për performancën e jashtëzakonshme nga një aktore femër në një rol kryesor për interpretimin e saj në ‘Barbie’, por humbi pasi çmimin e mori Lily Gladstone e filmit ‘Killers of the Flower Moon’. Fustani i Margot ‘Schiaparelli Couture’ rozë dhe e zezë ishte një mini fustan i zi pa rripa me detaje rozë përgjatë belit dhe shpatullave.


Shtuar 26.02.2024 21:19