Djaloshi nga Palestina bën xhiron e rrjetit me freestyle-n e tij mes rrënojave (VIDEO)

Konflikti mes Izraelit dhe Gazës duket se po shkon drejt fundit, të paktën përkohësisht pasi palët janë shumë afër një marrëveshjeje armëpushimi.

Ka qenë Izraeli i cili është bindur për armëpushim pas thirrjeve e presioneve ndërkombëtare duke mbledhur sot kabinetin e sigurisë.

Një 12-vjeçar palestinez ka realizuar një freestyle për situatën aktuale të vendit të tij, duke prekur shumë njerëz me tekstin e këngës, ndërsa video po bën xhiron e rrjetit.

12 vjeçari palestinez, i quajtur Abdul e ka realizuar videoklipin rrënojat e ndërtesave të shembura nga sulmet izraelite, ndërsa fjalët e tij kanë prekur zemrat e njerëzve në mbarë botën.

Pjesë nga teksti:

“Kjo javë ka qenë shumë e vështirë për mua dhe familjen time. Dua që e gjithë bota të mësojë për situatën në Palestinë. Shikoni motrën time të vogël, e meriton ajo këtë gjë? Gjithçka që duam është paqe! Marr telefonata nga kushërinjtë për të zbuluar nëse jam gjallë. Këto nuk janë fishekzjarre që ndriçojnë qiellin. Ata duan të pushtojnë këtë tokë, unë nuk do t’i lejoj të pushtojnë mendjen time. Jemi të thyer por do të rezistojmë. Në këtë tokë janë të gjitha kujtimet e brezave të mi, ne po lutemi për jetën ndërsa ata po luten për te prishur shtëpitë tona.”

 


Shtuar 21.05.2021 19:53