Dita e Europës, udhëheqësit e BE mblidhen në konferencë

Dita e sotme shënon Ditën e Europës.

Udhëheqësit evropianë mbërritën në Strasburg të Dielën në Konferencën për të Ardhmen e Evropës, që synon promovimin e punës së institucioneve për qytetarët në të gjithë bllokun.

Kryeministri portugez Antonio Costa nuk u ndal për fotografët pas mbërritjes, duke përshëndetur shkurt personalitete të tjera përpara se të bashkohej me

Presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidentin aktual të Parlamentit Evropian, David Sassoli, për bisedime. Ngjarja përkon me Ditën e Evropës, e cila shënon themelimin e Bashkimit Evropian.

Presidenti i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet gjithashtu të flasë në këtë konferencë.

Shtuar 9.05.2021 05:05