“Dielli duket që në mëngjes”, Timo Werner humbet një tjetër gol të pastër me portën bosh (VIDEO)

Timo Werner vazhdon me “makthin” e keq të shpërdorimit të golit.

Vitin e kaluar gafat e gjermanit u bënë virale, pavarësisht se numri 9 i Chelseat është një lojtar mjaft i talentuar. Por mesa duket zakoni i keq i humbjeve të rasteve flagrante nuk është larguar nga Timo Ëerner.

Kur ndeshja mes Islandës dhe Gjermanisë ishte 0-3, në minutën e 62-të, Timo Werner mer një pasim spektakolar dhe me portën e boshatisur bëri më të vështirën, duke e dërguar topin mbi traversë. Lojtari nuk mundi t’i besonte syve dhe u shtri në tokë i dëshpëruar./albeu.com


Shtuar 9.09.2021 19:19