Dhjetëra të vdekur nga vapa në Meksikë: 4 herë më vdekjeprurëse!

Vala e të nxehtit po përhap probleme të mëdha kudo nëpër botë.

Sakaq, në Meksikë temperaturat e larta kanë marrë dhjetëra jetë njerëzish e ndërsa mijëra të tjerë rezultojnë të kenë probleme shëndetësore.

Moti i ngrohtë në Meksikë ka nisur që në muajin Mars, sakaq autoritetet shëndetësore lokale flasin për mbi 155 jetë të humbura në më shumë se tre muaj; 30 nga këto raste u shënuan vetëm në periudhën ndërmjet 13 dhe 18 qershorit.

Miliona njerëz po përballen me temperature të rrezikshme të ditës e vapë mbytëse edhe gjatë natës, ku sipas analizës së WWA, valë të tilla ekstreme të nxehta janë katër herë më të mundshme e kërcënuese sot nga sa ishin në fillim të mijëvjeçarit, kur planeti ka qenë 0,5 gradë më i freskët.

 


Shtuar 21.06.2024 18:37