Detaji thotë se gënjeu për marrjen e vaksinës? Chiara Ferragni reagon pas akuzave (VIDEO)

Blogerja e njohur italiane Chiara Ferragni u vaksinua disa ditë më parë dhe publikoi në rrjetet sociale foto nga momenti kur po vaksinohej, siç ndodh shpesh me figurat publike, për të sensibilizuar ndjekësit. “Çfarë momenti emocionues. Dukej shumë larg, por më në fund ndodhi,” –shkroi ajo krah fotos. Më pas ajo ndau disa video me ndjekësit e saj në Instagram, ku foli për emocionin që ndjeu, duke e quajtur vaksinimin si të vetmen rrugëdalje nga një makth, teksa tregonte leukoplastin.

Pikërisht këtu lindën spekulimet. Në foto ajo tregon që merr vaksinën në krahun e saj të majtë, por në videot në makinë pas vaksinës, leukoplasti duket në krahun e djathtë. Kjo ka shkaktuar polemika dhe akuza se Chiara-n se po promovon vaksinat, ndërsa të tjerët vunë në dyshim vërtetësinë e vaksinimit të saj. Pas akuzave në rrjet, Chiara i është drejtuar sërish Instagramit për të sqaruar gjithçka, duke treguar se kjo ndodh pët shkak të kamerës.

“Ndihem krejtësisht normale. Më vjen për të qeshur që kaq shumë teoricienë konspirativë kanë menduar se kam gënjyer për vaksinën. Sepse në video leukoplasti dukej në krahun tjetër. E bëra në krahun e majtë dhe kamera kur e përdor nga përpara kthen imazhin”, -tha ajo duke sqaruar se në një rast është përdorur kamera e pasme dhe në rastin tjetër, në makinë, ajo para.

Shtuar 4.06.2021 15:48