Presidenti rus Vladimir Putin, në bisedat e tij telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz, nuk e kërcënuar asnjëherë këtë të fundit apo Gjermaninë.
“Putin nuk ka shprehur asnjë kërcënim ndaj meje apo Gjermanisë”, tha Scholz në një intervistë të botuar sot nga gazeta e së dielës Bild am Sonntag.
Kujtojmë se, ish-kryeministri britanik Boris Johnson, duke folur për BBC në fillim të kësaj jave, tha se udhëheqësi rus e kërcënoi atë me një sulm raketor që do të “zgjaste vetëm një minutë”.
Në reagim, Kremlini tha se Johnson po gënjen.
Scholz tha se nga bisedimet që pati me Putinin u bë e qartë se ata kanë pikëpamje shumë të ndryshme për luftën në Ukrainë, të cilën Rusia e quan një “operacion special ushtarak” .
“Ia bëra shumë të qartë Putinit se vetëm Rusia mban përgjegjësinë për luftën”, tha Scholz, ndërsa shtoi: “Rusia pushtoi fqinjin e saj pa asnjë arsye, për të vënë nën kontrollin e saj pjesë të Ukrainës ose të gjithë vendin.”
Për shkak se pikëpamja e Gjermanisë është se veprimet e Rusisë shkelën kuadrin e paqes të Evropës, Berlini po i ofron Ukrainës ndihmë ekonomike, humanitare dhe ushtarake, shpjegoi kancelari gjermane.
Ka një marrëveshje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që armët e furnizuara nga Perëndimi duhet të përdoren vetëm në territorin ukrainas dhe jo rus, Scholz tha. “Ne kemi një konsensus për këtë,” shtoi ai.
Kancelari hodhi poshtë gjithashtu shqetësimet se vendimi i fundit i Berlinit për të furnizuar Ukrainën me tanke gjermane Leopard mund ta bëjë Gjermaninë një lojtar aktiv në konfliktin me Rusinë.
“Ne kemi peshuar me kujdes çdo dërgesë të armëve në Ukrainë, ne i kemi koordinuar ato ngushtë me aleatët tanë, para së gjithash me Shtetet e Bashkuara ,” tha Solz për Bild. “Kjo qasje e përbashkët parandalon një përshkallëzim të luftës,” shtoi ai.