Demi Lovato: Jam më shumë sesa burrë dhe grua, jam autentike

Ylli amerikan, Demi Lovato është shprehur se është shumë më tepër sesa burrë dhe grua.

Deklarata e saj erdhi në 29 vjetorin e saj në një mbledhje me 19 përfaqësues ku ajo ishte penaliste.

Ajo la të kuptojmë se i përket një gjinia asnjëanëse, duke mos u përshtatur plotësisht as me gjininë mashkullore e as me atë femërore. Ajo shtoi se fillimisht ka pasur frikë më parë për ta shprehur këtë gjë hapur, por më pas e ka vrarë frikën me kohën.

“Të qenët asnjanëse, çfarë do të thotë kjo… do të thotë se jam shumë më tepër sesa burrë dhe grua. Dhe se të gjithë jemi shumë më tepër nëse e lejojmë veten që të shohim përbrenda dhe e sfidojmë atë në të cilin jemi rritur duke jetuar”, ka theksuar Lovato.

“Isha shumë e stresuar në fillim që tregova se i takoj gjinisë asnjanëse sepse nuk doja që njerëzit të mendonin se ishte joautentike. Thjesht doja që njerëzit të shikonin se çfarë do të thoshte të dalësh si asnjanëse për procesin tim të rikuperimit”, ka thënë ajo./albeu.com


Shtuar 21.08.2021 15:36