CNN: Shërbimi Sekret heton videon iraniane që kërcënon Barron Trump

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka marrë dijeni për një video të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, e cila duket se përmban kërcënime ndaj jetës së Barron Trump, djalit më të vogël të presidentit Donald Trump.

Të lidhura

None found

Sipas CNN, mediat iraniane të linjës së ashpër kanë publikuar në mënyrë të përsëritur materiale kërcënuese ndaj presidentit Trump dhe familjes së tij. Këto publikime janë shfaqur pas vrasjes së ish-liderit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, si dhe të një pjese të madhe të familjarëve të tij, në fillim të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit në muajin shkurt.

Derimë tani, kërcënimet kishin pasur në shënjestër edhe Zonjën e Parë, Melania Trump, ndërsa kjo është hera e parë që ato lidhen me Barron Trump. “Shërbimi sekret i SHBA-së është në dijeni të videos dhe heton çdo gjë që mund të perceptohet si kërcënim ndaj personave që mbrohen prej nesh”, deklaroi për CNN zëdhënësi Nate Herring. Ai shtoi se, “për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë operacionale, ne nuk diskutojmë çështje që kanë të bëjnë me informacionet e inteligjencës për mbrojtjen”.

Materiali filmik zgjat rreth tre minuta dhe hapet me një grafikë në gjuhën angleze ku shfaqet pyetja: “Ku të vrasim Barron Trump?!”. Në video përmenden edhe disa prej vendeve ku dihet publikisht se qëndron djali i vogël i presidentit Trump, mes tyre Trump Tower në Nju Jork.

Në përfundim, narratori deklaron se njerëzit po “presin me padurim të marrin shpërblimin prej 10 milionë dollarësh”.

Videoja u transmetua gjatë fundjavës nga IRIB, transmetuesi shtetëror iranian që konsiderohet i afërt me qarqet e linjës së ashpër të regjimit të Iranit. Drejtuesi i këtij transmetuesi emërohet drejtpërdrejt nga lideri Suprem i Iranit.


Shtuar 25.08.2026 13:04

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismillibahisMarsbahisultrabetcasibomjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetjojobetperabetperabetjojobetjojobetholiganbetmatbetcasibommarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Girişultrabet