Çfarë shënon 7 janari në historinë e SHBA-së?

Data 7 janar, shënon një ngjarje të rëndësishme në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë datë të vitit 1789,  George Washington zgjidhet unanimisht presidenti i parë, i cili qëndron në këtë post për dy mandate.

Gjatë gjithë jetës së tij u quajt si “Babai i vendit të tij” dhe nuk i përkiste asnjë partie.

Presidenca e Washingtonit krijoi shumë precedentë, ende në përdorim sot, të tilla si sistemi kabinetit, ceremonia përuruese, dhe titullin zoti President.

Tërheqjen e tij nga detyra, pas dy mandateve krijoi një traditë që zgjati deri në vitin 1940, kur Franklin Delano Roosevelt fitoi një mandat të tretë të paprecedent. Amendamenti i 22-të në vitin 1951  e kufizon presidentin në dy mandate. r.t/albeu.com


Shtuar 7.01.2022 14:27