Çfarë?! Një 55-vjeçar zbulon se është djali i fshehtë i Princit Charles dhe Camilla-s

Një inxhinier 55-vjeçar, i quajtur  Simon Charles Dorante-Day, i cili aktualisht jeton në Queensland, ka ngritur pretendimet se ai është djali sekret i Princit Charles dhe Dukeshës së Cornwall, Camilla.  Simon ka treguar se gjyshja e tij adoptuese i ka thënë se Dukesha e Cornwall është nëna e tij e vërtetë, që e ka sjellë në jetë në vitin 1965.

55-vjeçari shprehet i bindur se ka mjaftueshëm prova, që çdo gjë që thotë është e vërtetë. Simon ka kërkuar madje që t’i bëhet një test ADN-je për të vërtetuar lidhjen e gjakut me familjen mbretërore dhe ka treguar se i ka shkruar edhe një letër çiftit në vitin 2012. Gjithashtu, Simon ka publikuar një foto të djalit të tij 14-vjeçar dhe e ka krahasuar me një foto të Mbretëreshës Elizabeth kur ishte në të 20-tat e saj, për të vërtetuar se rrjedh nga familja mbretërore.

Simon Dorante-Day, who believes he is the love child of Prince Charles and Camilla, shared an image comparing his 14-year-old son to a young Queen Elizabeth

Simon këmbëngul se ai nuk kërkon asnjë titull apo para nga familja mbretërore, por thjesht dëshiron që ta pranojnë prindërit e tij biologjikë. 55-vjeçari ka treguar se gjyshërit e tij kanë punuar për Mbretëreshën Elizabeth dhe ata e kanë zbuluar se ai është djali i fshehtë i Princit Charles. Gjithashtu Simon ka zbuluar se përpara lindjes së tij, Camilla u zhduk nga Mbretëria e Bashkuar për 8 muaj dhe shkoi në Australi.

Se sa e vërtetë është kjo histori nuk e di askush, ndërkohë që Charles dhe Camilla nuk kanë reaguar ende për pretendimet e ngritura nga 55-vjeçari.


Shtuar 28.04.2021 09:22