Çfarë është kripto-rave,”festa e kriptomonedhave”?

The Economist

Çfarë ju vjen në mendje kur dëgjoni fjalët “kripto-rave” në Kolumbi?

Ndoshta një imazh i programuesve që kërcejnë jashtë sinkronizimit nën tingujt e muzikës së festës, i disave që diskutojnë mbi kripto-tokenin më të fundit apo entuziasmin nga pijet e paligjshme.

Duke pasur parasysh prirjen e komunitetit të kriptove për hakime spektakolare, mashtrimet në investime dhe fatkeqësi të ngjashme diçka, diku me siguri nuk po shkon siç duhet.

Megjithatë realiteti, është pak më ndryshe.

Rave – ose “raave”, u “themelua” nga Stani Kulechov, themeluesi i Aave, një protokoll përmes të cilit njerëzit janë në gjendje të japin hua ose të marrin hua kriptovaluta të ndryshme.

Protokolli është një nga aplikacionet më të suksesshme të financave të decentralizuara (DeFi). Kulechov është nga Finlanda dhe fjala “aave” është finlandeze dhe do të thotë “fantazmë”, që është logoja e protokollit.

Raave u mbajt në periferi të Devcon, një konferencë vjetore e organizuar nga Fondacioni Ethereum, një organizatë jofitimprurëse që bashkon zhvilluesit që punojnë në Ethereum, monedha e dytë më e vlefshme.

Këtë vit konferenca u zhvillua në Bogota, kryeqyteti i Kolumbisë. Festa u zhvillua në një magazinë të mbushur me bimë, të ngjashme me një xhungël. Veronika Fleyta, një dj britanike, drejtonte festën. Tualetet ishin funksionale, madje kishte edhe taksi që prisnin jashtë për të çuar në shtëpi njerëzit e lodhur nga festa.

Personat që morën pjesë në festë ishin të ndryshëm. Pjesëmarrësit përfshinin një vajzë nga Kolumbia që kishte marrë pjesë në një hackathon (një ngjarje e kodimit social që bashkon programuesit e kompjuterave dhe njerëzit e tjerë të interesuar për të përmirësuar ose ndërtuar një program të ri softuerësh) përpara se të fillonte konferenca, një programues francez dhe një meksikan që pret në radhë për një bluzë raave, të zbukuruar me logon e ” friendly ghost”.

Aave është një kompani pesëvjeçare me një projekt të suksesshëm që ka krijuar për t’u drejtuar nga komuniteti, nëpërmjet asaj që njihet si një “organizatë autonome e decentralizuar” (ose “dao”).

Themeluesi i saj është duke punuar në sipërmarrjen e tij të ardhshme, një protokoll të mediave sociale të quajtur “lens”, i cili do t’i lejojë përdoruesit të “zotërojnë” ndjekësit e tyre, duke i zhvnedosur ata nga një aplikacion i mediave sociale në tjetrin, dhe kështu të ndryshojnë aplikacionet pa humbur ndikimin.

Festa nuk është e vetmja dëshmi që kripto është një industri më e “pjekur” tani.

Pavarësisht se vlera e monedhave po zhytet në një tjetër të ashtuquajtur “dimër kripto”, kapitalizimi i tregut i të gjithë tokenëve është ende rreth 1 trilion dollarë, njësoj si në fillim të vitit 2020.

Në Devcon disa firma njoftuan se, pavarësisht nga situata, ata kishin mbledhur mjaftueshëm kapital nga firmat sipërmarrëse. UniSwap Labs, i themeluar nga krijuesi i UniSwap, një tjetër protokoll i suksesshëm DeFi, mblodhi 165 milionë dollarë me një vlerësim prej 1.7 miliardë dollarësh.

Firmat e themeluara të kapitalit të sipërmarrjes, si Andreessen Horowitz, të cilat morën pjesë në raundin e mbledhjes së fondeve, po i përmbahen kriptove. Ndoshta kjo është një reflektim i faktit se teknologjia po përmirësohet gjithashtu.

Devcon u krijua menjëherë, kur Ethereum ndërroi mekanizmin me të cilin mund të shtojë të dhëna në blockchain-in e tij. Përmirësimet e ardhshme teknologjike ka të ngjarë të rrisin shkallën dhe të ulin koston e transaksioneve, gjë që duhet ta bëjë Ethereum-in të dobishëm për më shumë sesa thjesht aplikacione financiare.

Megjithatë, nuk do të ishte inteligjente të supozonim një vetëm një anë e maturisë pasqyron të gjithë komunitetin e kriptove. Disa ditë përpara Devcon, gjatë një vizite në Majami, një kolumnist mendoi të merrte pjesë në një tjetër festë kripto – kjo e favorizuar nga bitcoin bros.

Do të kishte qenë në një klub nate në Wynwood, një lagje e mbushur me ndërtesa me ngjyra pastel dhe firma kriptomonedhash.

Zona është shtëpia e selisë së Blockchain.com, një platformë e tregtimit të kriptove, dhe së shpejti do të mirëpresë bazën amerikane të ftx, nga Sam Bankman-Fried, një miliarder i tjetër i kriptove.

/albeu.com


Shtuar 14.11.2022 14:16