Ai është pa diskutim një nga këngëtarët që ka shkruar me germa të arta historinë e muzikës italiane, një artist multidimensional që e adhurojnë jo vetëm brezi i prindërve e gjyshërve tanë, por edhe të rinjtë. Edhe pse 84 vjeç kolosi i skenës, Adriano Celentano, vazhdon të bëjë muzikë, si dhe të ndajë hera-herës me publikun mesazhe të vyera, si ky që do të lexoni më poshtë.
“Shpresoj të jetoj edhe për pak. Kam rreth njëzet vjet që mendoj se jam në fazën përmbyllëse të jetës dhe kam nisur të mendoj për jetën tjetër. Për këtë jetë nuk pres gjë, për tjetrën kam projektet e mia. Jam penduar që nuk studiova, atëherë kur mundësha. Tani më pëlqen të studioj, dikur nuk më pëlqente. Ndoshta tashmë do të isha një person tjetër me kollare. Nuk e kisha ëndërruar asnjëherë të këndoja, mendoja se do të isha orëndreqës gjithë jetën time.
Duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se nuk ekziston lumturia afatgjatë. Nëse dikush është i vetëdijshëm për këtë fakt, atëherë mund ta thotë me siguri nëse ka ndier apo jo lumturi në jetë. Dihet se gjithçka, çdo moment lumturie, çdo arritje që mund të sigurosh është e paraprirë nga një punë e vazhduar që duhet të bësh. Nëse nuk investon për lumturinë, ajo nuk vjen vetë të të kërkojë”. – Adriano Celentano.