Një ajsberg i madh ka filluar të shpërbëhet në ujëra të cekëta të ishullit të Gjeorgjisë Jugore, një zonë e njohur për pasurinë e jetës së egër, përfshirë miliona pinguinë dhe foka.
I bllokuar prej shumë vitesh, ai ka filluar të lëvizë drejt brigjeve jugperëndimore të ishullit dhe shkencëtarët janë të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë ky proces në ekosistem.
Përveç rrezikut që ky ajsberg mund të paraqesë për anijet që lundrojnë në rajon, shkencëtarët thonë se shpërbërja e tij mund të sjellë një shpërthim të jetës në oqean, pasi lëndët ushqyese të mbyllura brenda akullit mund të stimulojnë aktivitetin biologjik.
“Është si të hedhësh një bombë ushqyese në mes të një shkretëtirë të zbrazët,” tha profesoresha Nadine Johnston nga British Antarctic Survey.
Shkencëtarët kanë ndjekur me kujdes rrugën e tij, dhe ndonëse lëvizja e tij ka qenë e ngadaltë, ai tani po përshpejtohet, duke lëvizur deri në 30 km në ditë.