Bombardimet ruse, tym i zi mbi shtabin e inteligjencës së mbrojtjes ukrainase

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se tymi i zi është parë që ngrihet mbi selinë e inteligjencës ukrainase të mbrojtjes në qendër të Kievit.

Ukraina thotë se disa nga qendrat e saj komanduese ushtarake janë goditur nga sulmet raketore ruse këtë mëngjes pasi Moska filloi një operacion ushtarak kundër fqinjit të saj.

Të lidhura

None found

Së fundmi NATO ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, duke e cilësuar “ të pajustikueshëm”. Aleanca e mbrojtjes, e cila përfshin Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në dhe shumë vende europiane ka dënuar gjithashtu edhe përfshirjen e Bjellorusisë.