Bilanci i dhimbshëm, 3 milionë të vdekur nga Covid-19 në të gjithë botën

Numri i viktimave të shkaktuara nga Covid-19 në të gjithë botën shkoi në mbi 3 milionë të martën, sipas të dhënave të agjencisë së lajmeve Reuters.

Bilanci i fataliteteve nga Covid-19 është pësuar sërish rritje, sidomos në Brazil dhe Indi. Zyrtarët e Shëndetit e drejtojnë gishtin tek variantet e reja të cilat u zbuluan fillimisht në Britaninë e Madhe dhe në Afrikën, si dhe tek lodhja e popullatës me karantinën dhe kufizimet e tjera.

Sipas bilancit të Reuters, u desh më shumë se një vit që numri global i viktimave të shkonte në 2 milionë. Kurse, 1 milionë vdekjet e tjera u regjistruan në rreth tre muaj.

Brazili po udhëheq botën në numrin mesatar ditor të vdekjeve të reja të raportuara dhe ka një në çdo katër vdekje në të gjithë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë pranoi gjendjen e rëndë të vendit për shkak të koronavirusit, duke shtuar se Brazili  është në një gjendje shumë kritike me një sistem të mbingarkuar të kujdesit shëndetësor.

India raportoi një rritje rekord të rasteve me COVID-19 të hënën, duke u bërë vendi i dytë pas Shteteve të Bashkuara që regjistron më shumë se 100,000 raste të reja në ditë.

Rajoni Evropian, i cili përfshin 51 vende, ka numrin më të lartë të përgjithshëm të vdekjeve me gati 1.1 milionë. Pesë vende evropiane përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Rusinë, Francën, Italinë dhe Gjermaninë përbëjnë rreth 60% të vdekjeve totale të lidhura me koronavirusin në Evropë.

Në të gjithë botën, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë regjistruar 132,5 milionë të infektuar, prej të cilëve 2,87 milionë e kanë fituar betejën me sëmundjen. /albeu.com/


Shtuar 6.04.2021 15:21