Presidenti Joe Biden i ka dhënë “dritën jeshile” Ukrainës që të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA për të goditur Rusinë.
Sipas mediave të huaja thuhet se armët kanë gjasa të përdoren fillimisht kundër trupave ruse dhe koreano-veriore në rajonin Kursk të Rusisë perëndimore
Vendimi për të lejuar ukrainasit të përdorin raketat me rreze të gjatë, të njohura si Sistemet Raketore Taktike të Ushtrisë, ose ATACMS, erdhi si përgjigje ndaj vendimit të befasishëm të Rusisë për të sjellë trupat e Koresë së Veriut në betejë.
Mirëpo lidhur me këtë lëvizje deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Shtëpia e Bardhë apo Pentagoni. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar prej muajsh që këto kufizime për raketat me rreze të gjatë veprimi të hiqen, duke lejuar Ukrainën të synojë vendndodhje brenda Rusisë.
Ky vendim i Joe Biden vjen dy muaj para inagurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i cili ka premtuar që do të kufizojë mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën.