Beteja me flakët vazhdon, Greqia e përfshirë nga zjarret, ekipet në terren

Greqia po përballet me zjarret, prej disa ditësh. Flakët kanë përfshirë shumë zona të vendit. Kryesisht ato agro pyjore.

Si pasojë e situatës së vështirë janë angazhuar ekipe zjarrfikëse, 15 automjete, 3 avionë si edhe helikopterë. Gjithashtu janë angazhuar edhe 2 grupe njësish këmbësorie.

Autoritetet kanë shprehur shqetësim për shkak edhe të erërave të forta, që vështirësojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Ndërkohë dy persona u dërguan në spital pasi morën lëndime të lehta.


Shtuar 19.06.2024 17:11

Tags: ,