Belgjika do ndalojë cigaret elektronike nga Janari 2024

Nga janari i vitit 2024, Belgjika do të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike (vape-s) për shkak të shqetësimeve lidhur me përdorimin e tyre tek fëmijët.

Ministri i Shëndetësisë, në një deklaratë tha se cigaret elektronike janë krijuar për të tërhequr të rinjtë dhe se numri i të rinjve që filluan të përdorin vape-s është rritur në vitet e fundit.

Ai shtoi se ky trend është shqetësues, pasi më shumë të rinj po konsumojnë vape-s sesa cigare tradicionale.

Edhe pse disa mendojnë se vape-s mund t’i ndihmojnë duhanpirësit të heqin dorë nga cigaret tradicionale, autoritetet shëndetësore janë të shqetësuara për modelet dhe shijet e shumëngjyrshme të vape-s, të cilat tërheqin fëmijët.

Në Belgjikë, shitja e vape-s është tashmë e ndaluar për personat nën moshën 18 vjeç.

Një sondazh i vitit 2022 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, i cili përfshiu 20,000 të rinj belgë të moshës 11 deri 18 vjeç, tregoi se 12% e tyre kishin përdorur vape-s gjatë 30 ditëve të fundit, një numër më i lartë se dyfishi i atij të vitit 2018.

Gjermania dhe Franca po punojnë për të miratuar ligje të ngjashme për ndalimin e vape-s, ndërsa Britania ka planifikuar të ndalojë shitjen e tyre që nga qershori i vitit 2024.


Shtuar 19.12.2024 19:27