Bashkimi Evropian po harton një paketë të re sanksionesh me shtrirje të gjerë kundër Rusisë, për të shtuar trysninë ekonomike ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë.
Të lidhura
None found
Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE-së, bëri të ditur se masat e planifikuara do ta zgjerojnë ndjeshëm listën e subjekteve ruse që përfshihen në regjimin e sanksioneve.
Ajo sqaroi se numri i subjekteve ruse të sanksionuara pritet të shtohet me rreth një të tretën. “Jemi duke përgatitur një paketë ambicioze sanksionesh”, deklaroi Kallas, duke nënvizuar se BE-ja kërkon ta mbajë Rusinë nën presion ekonomik.
Sipas saj, masat ndëshkuese të ndërmarra nga Bashkimi Evropian së bashku me partnerët e tij i kanë shkaktuar Rusisë një kosto prej më shumë se 1 trilion eurosh që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Kallas tha se synimi i BE-së është të ashpërsojë veprimet ndaj Rusisë dhe të reduktojë edhe më shumë burimet që Moska mund të shfrytëzojë për financimin e luftës.
Në paketat e reja parashikohet të përfshihen masa kundër individëve dhe subjekteve me lidhje me ekonominë ruse, si edhe ndaj sektorëve që vlerësohen si të rëndësishëm për mundësinë e Moskës për ta vazhduar luftën.
