BE-Serbisë: Pa ndarë “rrugët” me Rusinë, nuk ka integrim

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është treguar sot i ashpër me Serbinë në deklaratat pas takimit të ministrave të BE, ku në Këshillin e Punëve të Jashtme u diskutua për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai është shprehur se e ardhmja e Serbisë në BE, nuk është në të njëjtën linjë me qëndrimin e saj për Moskën, pra këmbënguljen për të mos ndërmarrë sanksione lidhur me luftën në Ukrainë.

“Ne mirëpresim zgjedhjet strategjike dhe të guximshme të disa prej tyre shteteve të Ballkanit Perëndimor që janë plotësisht në përputhje me sanksionet kundër Rusisë. Ne gjithashtu u theksuam atyre që nuk janë rreshtuar ende, ose nuk janë rreshtuar fare, dhe këtu veçanërisht do të theksoja Serbinë, se mbajtja e lidhjeve të ngushta me Rusinë nuk është në përputhje me procesin e saj të anëtarësimit në BE dhe gjithashtu është e dëmshme për interesin kombëtar të Serbisë”, tha Borrell.


Shtuar 22.05.2023 21:36