Një gjykatë në Siri ka dhënë dënimin me vdekje në mungesë për ish-presidentin e rrëzuar Bashar al-Assad dhe vëllain e tij më të vogël, Maher al-Assad. Ata u shpallën fajtorë për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë konfliktit 14-vjeçar sirian, ku humbën jetën rreth gjysmë milioni njerëz.
Të lidhura
None found
Për të njëjtën çështje, me vdekje u dënua edhe Atef Najib, kushëriri nga nëna i Bashar al-Assad. Ai akuzohet se drejtoi goditjen në provincën jugore të Daraa-s, e cila solli nisjen e kryengritjes dhe më pas të luftës civile në Siri.
Mes masave të forta të sigurisë, Najib e dëgjoi vendimin brenda një kafazi dhe i veshur me uniformë burgu, ndërsa gjykatësi shpallte dënimin.
Najib, i arrestuar më vonë, u bë një prej zyrtarëve të rangut më të lartë të regjimit të Assadit që është përballur me një proces gjyqësor.
Atef Najib është ish-gjeneral brigade në ushtrinë siriane. Gjatë vitit 2011, nën regjimin e Bashar al-Assad, ai drejtonte Degën e Sigurisë Politike në provincën Daraa, në jug të Sirisë.
Bashar al-Assad dhe Maher al-Assad u larguan për në Rusi pasi kryengritësit marshuan drejt Damaskut në dhjetor të vitit 2014.
